Connect with us

Aktuale

Vdes foshnja, dyshohet se e vrau nëna (Video)

Me foshnjë në dorë të enjten doli nga spitali rajonal i Gjakovës, por gruaja me inicialet L.M. nga komuniteti RAE, nuk e solli atë në shtëpinë e saj në rrugën “Hyrije Hana”.

32 vjeçarja e braktisi vajzën e saj në rrugën “Dëshmorët e Morinës” të këtij qyteti vetëm 24 orë pasi e lindi.

Kur rasti u lajmërua në polici nga e ëma e të dyshuarës, foshnja u gjet pa shenja jetë.

Në spitalin rajonal të Gjakovës ku e dyshuara e kreu lindjen, thanë se ishin në dijeni se L.M. nuk e donte frytin e saj.

Derisa trupi i pa jetë i foshnjës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, të dyshuarës i është shqiptuar masa e ndalesës për 48 orë dhe rasti po hetohet nga njësiti i hetimeve rajonale në Gjakovë.

Për më shumë ndiqeni kronikën nga Arbëresha Shpati.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *