Connect with us

Aktuale

​Veseli: Para 20 vitesh, Gllogjani hyri në hartën e krenarisë së atdheut

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në 20 vjetorin e “Epopesë së Dukagjinit” ka bërë nderime në Gllogjan, ku Veseli ka vlerësuar se rezistenca në Dukagjin dha shembullin e përkushtimit atdhetar që tashmë kishte hyrë në histori, duke ngjeshur radhët e luftëtarëve për liri.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se Gllogjani ka hyrë në hartën e krenarisë së atdheut.

“Para 20 vitesh, Gllogjani do të hynte në hartën e krenarisë së atdheut, pas “Epopesë së Jasharajve”, në Prekaz, duke dëshmuar se lufta për çlirim, nuk do të ndalej, madje, do të merrte hov. Kjo rezistencë në Dukagjin, do të jepte shembullin e përkushtimit atdhetar që tashmë kishte hyrë në histori, duke ngjeshur radhët e luftëtarëve për liri dhe përkrahjen diplomatike që pas një viti do të fillonte me bombardimin e caqeve serbe nga NATO-ja. Lavdi e përjetshme heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të kombit!”, ka thënë Veseli. /Telegrafi/

Postimi i plotë
Para 20 vitesh, Gllogjani do të hynte në hartën e krenarisë së atdheut, pas “Epopesë së Jasharajve”, në Prekaz, duke dëshmuar se lufta për çlirim, nuk do të ndalej, madje, do të merrte hov.

Kjo rezistencë në Dukagjin, do të jepte shembullin e përkushtimit atdhetar që tashmë kishte hyrë në histori, duke ngjeshur radhët e luftëtarëve për liri dhe përkrahjen diplomatike që pas një viti do të fillonte me bombardimin e caqeve serbe nga NATO-ja.

Lavdi e përjetshme heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të kombit!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *