Connect with us

Aktuale

Hysaj: Klubet që duan të më blejnë e dinë se kam klauzolë prej 50 milionë eurosh

Elseid Hysaj ka konfirmuar se ka një klauzolë prej 50 milionë eurosh në kontratën e tij me Napolin dhe se është i lumtur që klubet e mëdha interesohen për të.

Mbrojtësi shqiptar është lidhur me klube, si Bayern Munich, Liverpool, Manchester United, Arsenal e Manchester City.

(Foto: Getty Images)

“Kam një klauzolë liruese në kontratën time në vlerë prej 50 milionë eurosh, prandaj kushdo që dëshiron të më blejë, e di se duhet t’i paraqitet Napolit me atë shumë”.

“Është një shifër e mirë për të më vlerësuar”, citohet të ketë thënë Hysaj në një konferencë për shtyp, përcjell football-italia.net.

“Jam i kënaqur që klubet e mëdha interesohen për mua dhe kjo më jep motivim më të madh për të punuar më shumë”.

(Foto: Getty Images)

“Megjithatë, tash për tash, jam i fokusuyar te Napoli”.

“Angazhohem mirë nën drejtimin e Maurizio Sarrit dhe në gjashtë vitet e fundit i kam ndjekur urdhrat e rij, te Napoli dhe Empoli”.

“Secili lojtar dëshiron ta fitojë Scudetton dhe do të ishte një arritje shumë e madhe për ne”, ka shtuar Hysaj.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *