Connect with us

Aktuale

Fjalët e Vuçiqit për bombardimet e NATO-s në Serbi

Ceremonia qendrore në Serbi me rastin e përvjetorit të bombardimeve të NATO-s ndaj caqeve dhe ushtrisë serbe është mbajtur në Aleksinac.

Ceremonia e quajtur “Do të falim, nëse mundemi, do të harrojmë, vetëm nëse nuk do të jemi ne” është mbajtur në praninë e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kryeministres Ana Bërnabiq dhe presidentit të Republikës Serbe, Millorad Dodik dhe zyrtarëve tjerë serbë.

Ceremonia ka filluar në sheshin kryesor të qytetit, simbolikisht, duke ndalur dritat dhe duke lëshuar sirenën e cila paralajmëronte rrezikun nga sulmet ajrore.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tha se NATO në vitin 1999 sulmoi një vend të vogël, por më popull krenar i cili ishte fajtor që ekziston dhe e ruan të veten.

Ai theksoi se më 24 mars të vitit 1999 ishte dita më e vështirë për vendin dhe e para në 78 ditët tjera të agresionit të aleancës më të madhe ndaj një vendi të vogël në zemër të Evropës.

Ai tha se u vranë 2500 njerëz nga saktësisht 2500 goditje.

“Kur nuk ka fajtor dhe mbesin vetëm viktimat, si quhet ky krim?”, pyeti presidenti serb, i cili aso kohe ishte pjesë e kabinetit të diktatorit serb, Sllobodan Millosheviq.

“Qëllimi i agresionit të NATO-s ishte që të vriten ushtarët, policët, civilët, që të vritet Serbia”, tha ai.

Por Vuçiq nuk përmendi se cila ishte arsyet e sulmeve të NATO-s ndaj Serbisë.

Nuk e tha asnjë fjalë për mijëra shqiptarë të Kosovës të vrarë, të masakruar e të zhdukur, gjë që kishte çuar edhe në ngjalljen e ndjenjës të ndërkombëtarët për ta ndalur gjenocidin serb ndaj shqiptarëve.

“Ky krim ishte arsyetuar duke i thirrur në diktaturë dhe në njerëzit e këqij që ishin në pushtet, por kur më nuk ishte ajo diktaturë dhe atë njerëz vazhduan të dënojnë Serbinë duke e dëbuar popullin tonë nga Kosova, ndarjen e Malit të Zi dhe njohjen e Kosovës si shtet”, tha i mllefosur Vuçiq.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *