Connect with us

Aktuale

Lekaj: Haradinaj ishte pjesë e vendimit për arrestimin e Gjuriqit

Ndonëse kryeministri Ramush Haradinaj ende nuk është deklaruar për ngjarjet e sotme në veri të Kosovës, ku u arrestua Marko Gjuriqi, i cili më pastaj u deportua në Serbi, ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj thotë se është kryeministri Ramush Haradinaj ka qenë pjesë e vendimit për arrestimin e Gjuriqit.

Nënkryetari i AAK-së Pal Lekaj ka treguar se në vendimin për arrestimin e Gjuriq në Kosovës ka marrë pjesë edhe shefi i ekzekutivit.

“Po sa i përket vendimeve qeveria merr vendime dhe në ketë drejtim edhe z.Haradinaj ka marrë vendim”, tha Lekaj në emisionin Pressing në T7.

Shefi i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, u arrestua pasi hyri pa leje në Kosovë.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *