Connect with us

Aktuale

Mediat ndërkombëtare shkruajnë për arrestimin e Gjuriqit

Arrestimi i drejtorit të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq nga njësia speciale e policisë së Kosovës në pjesën veriore të Mitrovicës, ka zënë vend të veçantë edhe në mediat ndërkombëtare.

Gjuriq pas arrestimit u dërgua në stacionin e policisë në Prishtinë dhe më pas është dëbuar për në Serbi, ndërsa lidhur me arrestimin e tij presidenti serb pati akuza të ashpra kundër Prishtinës zyrtare, duke kërcënuar të gjithë që ata që kanë marrë pjesë në këtë aksion se do të përgjigjen para organeve kompetente të Serbisë.

Washington Post, shkruan se shefja për Politikë të Jashtme dhe Siguri e BE-së, Federica Mogherini, i ka bërë thirrje zyrtarëve të Kosovës dhe Serbisë të jenë të përmbajtshim pas arrestimit të Gjuriqit.

Edhe Associated Press ka raportuar për arrestimin e Gjuriqit. Ata kanë cituar fjalimin e presidentit serb pas mbledhjes së Këshillit për Siguri Kombëtare, ku e quajti shtetin e Kosovës, “shtet terrorist” që përkrahet nga vendet perëndimore. Vuçiq e cilësoi si “provokim brutal” arrestimin e Gjuriqit.

Edhe mediumi turk TRT raportoi gjatë ditës për ndalesën që i është bërë Gjuriqit, dhe si rezultat i mosrespektimit të këtij vendimi nga politikani serb, policia e Kosovës u detyrua të ndërmerr masa duke e arrestuar dhe dëbuar nga Kosova.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *