Connect with us

Aktuale

Vuçiq: Dy serbë ndihmuan në arrestimin e Gjuriqit

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq pas mbledhjes së Këshillit për Siguri Kombëtare të mbajtur në Beograd, i është drejtuar mediave dhe qytetarëve, raportojnw mediat serbe.

Ai ka njoftuar qytetarët e vet se ka biseduar me Marko Gjuriqin i cili sot është arrestuar në pjesën veriore të Mitrovicës, dhe se është rrugës për në Beograd.

Vuçiq ka komentuar arrestimin e Gjuriqit nga ana e njësisë speciale të policisë së Kosovës, të cilët ai i quan “bandë terroriste”, që e kanë fotografuar Markon sikur të ishte trofe.

Ai është zotuar se të gjithë të përfshirët në arrestimin e Gjuriqit, përfshirë edhe disa serbë, do të përgjigjen para organeve kompetente të Serbisë.

“Marko ka mbijetuar, dhe sigurisht se do t’ju mbijetojë edhe gjërave më të vështira në jetë. Të gjithë që kanë marrë pjesë në ‘rrëmbimin e Marko Gjuriqit’ do të përgjigjen para organeve kompetente të Serbisë, përfshirë dy serbë si logjistikë”, ka shtuar Vuçiq.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *