Connect with us

Aktuale

Fellaini kërkohet nga Monaco

Monaco janë skuadra e fundit që kanë shprehur interesim për transferimin e mesfushorit  të Manchester Unitedit, Marouane Fellaini, këtë verë.

Mesfushori i Manchester Unitedit është jashtë kontratës në qershor dhe duket se do të largohet nga Old Trafford pas pesë vjetësh me Djajtë e Kuq.

Përfundimi i kontratës dhe transferimi pa para ka bërë shumë skuadra të vihen pas mesfushorit belg.
Gjiganti turk, Besiktas, duket se ka të ngjarë të transferojë 30-vjeçarin, pasi kishin shprehur interesim edhe gjatë verës së kaluar dhe afatin dimëror.

Fellaini është shumë i kërkuar në Francë, Itali dhe Turqi (Getty Images)

Por, sipas mediumit britanik Daily Mail, klubi francez, Monaco është i gatshëm të ofrojë Fellainin, pasi ofron pagë më të lartë.

Monaco dëshiron transferimin e belgut pasi braziliani Fabinho ka shumë gjasa të largohet këtë verë.

Paris Saint-Germain gjithashtu thuhet se është një destinacion i mundshëm për ish-mesfushorin e Evertonit.

Sido që të jetë e ardhmja e mesfushorit belg pritet të vendoset shumë shpejt dhe nga qershori do të mësohet skuadra e re e tij.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *