Aktuale
Haradinaj: Arrestimi i Gjuriqit nuk ishte veprim i këndshëm, por zbatuam ligjin
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka thënë sot pas takimit të Këshillit kombëtar të sigurisë se gjendja e sigurisë në vend është e qetë dhe stabile, dhe institucionet e vendit janë në nivel të përgjegjësisë në gjithë territorin e shtetit.
Haradinaj theksoi se arrestimi i djeshëm i zyrtarit të Serbisë, Marko Gjuriq nuk ishte veprim i këndshëm, por ishte zbatimi i ligjit.
Ai tha se zbatimi i ligjit ishte i pa alternativë meqenëse hyrja ishte ilegale dhe institucionet e rendit i kanë zbatuar procedurat standarde.
“E konsiderojmë si situatë standarde të zbatimit të ligjit dhe të të aplikueshme çdo herë në raste të veprimit të ngjashëm”, tha kryeministri.
