Connect with us

Aktuale

Haradinaj: Nuk e kam në plan të jap dorëheqje

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj tha sot se nuk e ka ndërmend të japë dorëheqje pas paralajmërimit të Listës serbe se do të dalë nga Qeveria e Kosovës.

Haradinaj tha se nuk e ka në plan të japë dorëheqje, ndërsa sipas tij, ata që e kanë në plan me përkrahë punën e qeverisë iu shprehë partneritet.

“Parlamenti është i përbërë prej shumë grupeve parlamentare… kemi pas partneritet të mirëfilltë me ta.. Veprimi i djeshëm s’ka qenë kundër serbëve në Kosovë, as kundër ndonjë zyrtari të Serbisë, me përjashtim të atyre që kanë thyer rregullat”, tha Haradinaj pas takimit të Këshillit për Siguri.

“Dorëheqja se kam plan me dhanë. Punën e kam plan me vazhdu seriozisht.. ata që e kanë plan me përkahë punën e qeverisë iu shprehu partneritet”.

Sipas tij, veprimi i djeshëm i Policisë në veri nuk ishte çështje e demonstrimit të forcës, por çështje e zbatimit të ligjit.

“Nuk ka rend të zgjedhjeve por nuk ka as rënie të qeverisë. Shpresoj që Lista Serbe do të reflektojë”, tha ai.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *