Connect with us

Aktuale

“Mitmarrja”, Nikollov dëshmon kundër Zaevit

“Pasi e kisha pajisjen, kur shkova te kryetari i komunës, unë e bëra që ta thotë atë me paratë”, me këtë citat përfundoi dëshmia gjashtëorëshe e biznesmenit nga Strumica Ivan Nikolov kundër kryeministrit Zoran Zaev për rastin “Mitmarrja”. gjykatësja Dobrila Kacarska në fund pyeti, nëse para apo pas takimit që Nikollov i ka incizuar në mënyrë të fshehtë me ndihmën e MPB-së në kabinetin e kryetarit të Strumicës Zaev, ka marrë instruksione nga policia dhe prokuroria çfarë të nxjerrë si përgjigje, Nikollov u përgjigj:

Unë vetë e dija si ta pyesja, më herët më kërkoi para dhe e dija si ta nxjerr përgjigjen”, tha Ivan Nikollov, biznesmeni.

Para fundit, vetë biznesmeni nga Strumica tha se nuk ka dhënë as edhe një euro ryshfet. Por Nikollov në fillim të dëshmimit tha se Zaev prej tij ka kërkuar 300 mijë euro mitë për të privatizuar rreth 100 mijë metra katror tokë. Ai pohonte se kryetari i atëhershëm i ka kërkuar 3 euro për një metër katror. Një euro donacion për kishën, një euro për LSDM-në dhe një euro për te. Pas një periudhë të caktuar, Zaev ka ndryshuar mendjen. E ka informuar Nikollovin se nuk duhen para për partinë, por vetëm 200 mijë euro që duhet t’i paguaj te vëllai i Zaevit, Vice. Rastin për mitë Nikollovi e denoncoi në Shkup. E kanë kontaktuar dy polic. I kanë kërkuar një pallto ku i kanë vendosur një kamerë të vogël. Në takimet me policinë ka ardhur edhe prokurori Vladimir Miloshevski i cili deri para do kohe e përfaqësonte aktakuzën. Nikollov tre herë ka dhënë deklaratë në prokurori dhe se ishte e paktuptueshme për avokatët. Për herë të parë më 19 dhjetor të vitit 2013. para se të shkojë në hapësirat e Prokurorisë publike, është dërguar në Qendrën e MPB-së. Rastsisht ose jo, atje ka takuar Mitko Çavkovin, në atë kohë drejtor i Byrosë për siguri publike. Ky takim, sipas pohimeve të dëshmitarit ka zgjatur shkurt. Policëve që e kanë shoqëruar, Çavkovi u ka thënë:

Ky është punëtori më i madh në Strumicë. Çfarë kërkon ti Ivo këtu”, u shpreh Mitko Çavkov.

Avokatët e Zaevit në gjykatë tentuan të diskreditojnë dëshmimin e Nikollovit, me pyetje të kryqëzuara. Sipas tyre, ai ka qenë konfuz. Zaevi pas gjykimit tha se Nikollovi ka qenë i udhëzuar që në mënyrë të fshehtë ta regjistrojë në Kabinetin e tij. Ndërkaq është rrekur të jetë agjent provokator, për të mundësur që Qeveria e VMRO-DPMNE-së të mbyllë hetimin që është zhvilluar kundër tij për kriminalitet eventual.

Thjesht në disa raste mund të shihnin pranime publike nga dëshmitari i vetëm në këtë proces se ka qenë i udhëzuar dhe se ka qenë nën urdhër të prokurorisë publike dhe policisë. Disa herë thoshte se si më ka kurdisur dhe si është munduar të nxjerrë fjalë prej meje”, tha Zoran Zaev, kryeministër.

Zaevi gjysmë ore e mori në pyetje Nikollovin në gjykatë. Ndonëse insistonte, nuk mori përgjigje nëse në MPB përveç Çavkovit ka takuar edhe ndonjë tjetër ish-zyrtar policor.

Dua të pyes mos vallë rastësisht po atë ditë në MPB ka qenë edhe Sasho Mijallkov, përveç Mitko Çavkovit. Unë desha vetëm të pyes”, theksoi Zoran Zaev, kryeministër.

Biznesmenin nga Strumica, Ivan Nikollov e mori në pyetje edhe Prokuroria për kriminalitet të organizuar dhe korrupsion. Megjithatë, është interesante se prokurorja nuk kishte asnjë vërejtje lidhur me pyetjet e kryqëzuara të mbrojtjes, praktikë e cila është e pazakonshme në rastet tjera të marrjes së kryqëzuar në pyetje. Seanca e radhës për “Mitmarrjen” ku Zaevi është i akuzuar për mitmarrje është caktuar për 12 prill.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *