Connect with us

Aktuale

Jesus refuzon kontratën e re të Cityt

Gabriel Jesus e ka refuzuar ofertën e Manchester Cityt për një kontratë të re – bën të ditur The Times.

Futbollisti brazilian nuk e ka pranuar pagën prej 90.000 funtesh (102.750 eurosh) në javë – që paraqet rritje prej 40 për qind të pagës së tij aktuale.

(Foto: Getty Images)

20-vjeçari kërkon të paguhet së paku 100.000 funte (114.160 euro) në javë me kontratën e re.

Mos arritja e marrëveshjes ka bërë që të shtyhen bisedime deri pas Kampionatit Botëror.

Në verën e vitit 2016, Jesus arriti marrëveshje me Cityn, klub të cilit iu bashkua në janar të vitit 2017 për një shumë prej 27 milionë funtesh (31 milionë euro) plus shtesat.

Kontrata e tij aktuale është valide deri në verën e vitit 2021, mirëpo klubi anglez dëshiron t’ia përmirësojë atë për të shmangur interesimin e klubeve tjera.

(Foto: Getty Images)

Vlen të theksohet se Jesus shënoi golin e vetëm në fitoren e Brazilit kundër Gjermanisë në ndeshjen miqësore që u zhvillua të martën mbrëma.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *