Connect with us

Aktuale

Vokrri: Nuk do të ketë ndeshje miqësore në qershor në stadiumin e Prishtinës

Punimet në stadiumin e Prishtinës janë duke shkuar drejt fundit.

Por përsëri nuk do të ketë ndeshje miqësore të Përfaqësueses së Kosovës në muajin qershor.

Këtë e ka konfirmuar presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri.

Në një prononcim për Klan Kosovën, Vokrri ka deklaruar se një ndeshje e tillë në qershor do të jetë tejet e vështirë.

“Vështirë të konkludohet se do të bëhet në atë datë pasi do të jetë tejet e vështirë për shkak të Kampionatit Botëror pasi Kombëtaret tjera janë në pushime”, ka thënë Vokrri ndër tjera.

Tutje presidenti i FFK-së, ka deklaruar se janë afër anarzhimit të miqësores me Kombëtaren shqiptare në maj në Zvicër.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *