Connect with us

Aktuale

Ka mundësi që të shikojmë TRI ‘el Clasico’ brenda 10 ditëve

Nëse Barcelona dhe Real Madridi përzgjidhen të luajnë mes vete në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve me anë të shorit, atëherë do të shikojmë tri ‘el Clasio’ në 10 ditë.

Po e përsërisim, TRI ndeshje mes tyre në dhjetë ditë. Por, si?

Tashmë ndeshja mes tyre (e dyta sezonale në La Liga) është e caktuar për 6 maj, por nëse katalunasit dhe Los Blanocs vazhdojnë në fazën tjetër të LK-së, atëherë mund të ketë përballje tjera brenda një afati të ngushtë kohorë.

Për tifozët e futbollit për t’i parë këto dy skuadra teksa luajnë kundër njëra-tjetrës dhe poashtu Lionel Messi e Cristiano Ronaldon, është një ëndërr.

25 prill, 2 maj dhe 6 maj (Foto: GiveMeSport)

Real Madridi ka fituar ndeshjen e parë në çerekfinale ndaj Juventusit me rezultat 3-0, ndeshje që vazhdon të komentohet për golin e Cristiano Ronaldo në gërshërë.

Ndërsa, Barcelona po ashtu me një këmbë është në gjysmëfinale pasi në ndeshjen e parë kundër Romës ka fituar me rezultat 4-1.

Por, sipas jush kush do arrinte të kualifikohej në finale të garës më të madhe për klube të sezonit 2017/18? Jepeni mendimin poshtë në komente. /Telegrafi/

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *