Connect with us

Aktuale

Gazeta katalunase Sport pas shortit: Një “bonbon” për Barcën, fati i buzëqesh për tripletën, Roma rivalja e dëshiruar

Përballja ndaj Romës u konsiderua në Kataluni si një “sheqerkë” e cila u mendua të jetë ëmbëlsirë për Barcelonën.

Por, ajo që pikërisht u besua të jetë një sheqer i ëmbël drejt ëndrrës së tripletës, ishte një helm i vërtetë.

Ishte pikërisht sportivja katalunase Sport ajo që u entuziazmua për “fatin” e Barcelonës pas shortit për çerekfinale.

Atë kohë, menjëherë pas shortit, titulli në këtë gazetë sportive ishte mjaft bombastik.

“Një bonbon. Fati i buzëqeshi Barcës në short për ëndrrën e tripletës. E tërheqë Romën, rivalen e ëdshiruar për shortin çerekfinal”, ishte titulli në gazetën Sport pas shortit.

Kopertina e Sport pas shortit për çerekfinalen

Duket se entuziazmi dhe nënvlerësimi i Romës i ka kushtuar shumë tifozëve të futbollit në Kataluni.

Roma siguroi kualifikimin në gjysmëfinale me bilanc të përgjithshëm 4-4, me përparësi të një goli si mysafir të realizuar në Camp Nou.

“Bonboni” i katalunasve vazhdon në gjysmëfinalen e parë që prej vitit 1984, kurse Barcelona e shikon garën në shtëpi nga televizori.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *