Connect with us

Aktuale

Njihuni me bukuroshen që pritet të ‘zaptojë’ ekranin shqiptar!

Është një nga emrat e rinj në fushën e moderimit, e cila e ka nisur këtë sfidë me një program ku sfida dhe adrelina është kryefjalë.Por bukuroshja Katerina Sheno është një nga modelet më seksi dhe mjaft premtuese sa i përket pasarelave shqiptare dhe seteve fotografike. Në një rrëfim për Gazetën Express ajo tregon për fillesat e saj në modeling, jetën përpara se të ishte moderatore e  programit “Falco” në Vizion Plus dhe gjithashtu hapat si modele. Gjithashtu Katerina nuk ngurron të na tregojë dhe vështirësitë që mund të ketë një modele pas shkëlqimit që të jep aparati.

Katerina prej pak kohësh po drejton një emision ndryshe nga çdo format që ne kemi parë. Si re në kontakt për të qenë prezantuesja e “Falco”?
Me kontaktuan në Instagram kur isha në Itali dhe më thane se duhej një prezantuese e re në VizionPlus për një program të ri. Nuk e prisja po mendova ta provoj njëherë.  Më pas më caktuan një ditë ku duhej të prezantohesha me një pjesë të vogël  dhe ditën tjetër më telefonuan  që u zgjodha.  Se besova në fillim po kur më dërguan skenarin e parë thashë tani t’i futem punës.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *