Connect with us

Aktuale

Haxhiu, LDK-së: Jeni të korruptuar sikurse PDK dhe AAK

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka reaguar ndaj kërkesës që Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kishte bërë në seancën e djeshme për shkarkimin e të gjithë ministrave që kanë aktakuza të ngritura për korrupsion.

Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu ka shkruar se sikurse PDK-ja dhe AAK-ja, edhe LDK-ja ka dy kryetarë komunash që kanë aktakuzë për korrupsion, gjë që sipas saj nuk e dallojnë këtë parti nga të tjerat.

Postimi i plotë:

Seancën e djeshme, LDK e nisi me kërkesën që ata ministra që kanë aktakuza për korrupsion, të shkarkohen! Shumë mirë!

Pasdite, Prokuroria ngriti aktakuzë kundër Haki Rugovës. LDK ka dy kryetarë komunash që kanë aktakuza për korrupsion, madje edhe deputetë! Dosjet e korrupsionit gjatë qeverisjes së LDK-së në Prishtinë, janë dëshmi e madhe se kundërkorrupsioni i LDK-së është veq fjalë!

Këto aktakuzat për korrupsion, ndaj zyrtarëve të PDK, LDK, AAK etj dëshmojnë që këto parti nuk dallojnë fare nga tjetra!

Shfrytëzimi i pushtetit për pasurim të vetes e familjarëve të tyre, është prioritet i tyre. Andaj këta nuk e luftojnë korrupsionin!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *