Connect with us

Aktuale

Me këtë që tha, Nora Istrefi sapo vërtetoi lajmet se ajo dhe Tuna nuk janë më mikesha

Tuna dhe Nora Istrefi janë jo vetëm dy këngëtare shumë të dashura për publikun që kanë sjellë ndër vite hite, por prej më shumë se një viti ato janë edhe kunata ndërsa kujtojmë që vite më parë kanë qenë mikesha shumë të mira.

Vitet e fundit është përfolur se dy këngëtaret nuk flasin me njëra-tjetrën. Lajmi se ato kishin hequr njëra-tjetrën nga lista e ndjekësve në Instagram, pushtoi mediat vitin e kaluar.

Thashethemet u shtuan edhe më shumë kur në “baby shower”-in e Tunës, Nora nuk ishte e ftuar.

Prandaj ka mbetur ende kuriozitet për publikun marrëdhënia e tyre tani. Këtë e ka zbuluar Nora e cila në një intervistë për “Gazeta Express”, e ka quajtur Tunën si këngëtare me vlera dhe si bashkëshorten e Patrisit, por jo si mikeshën e saj.

“Tuna është shumë e mirë, një këngëtare me shumë vlera. Dhe gruaja e Patrisit, vëllait të Robertit”, është shprehur Nora.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *