Connect with us

Aktuale

Murati: Kosova ka mbetur mbrapa në rrugëtimin drejt BE-së

Komisioni Evropian ka publikuar Raportin më të ri të Progresit si pjesë e paketës vjetore të zgjerimit, ku prezantohen përparimet dhe ngecjet e vende të Ballkanit Perëndimor, ku janë prezantuar një varg problemesh me të cilat përballet Kosova, e të cilat e mbajnë vendin tonë larg në rrugën drejt integrimit evropian dhe liberalizimit të vizave.

Artan Murati nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), tha për Telegrafin se Kosova vazhdon të mbetet larg sa i përket përmbushjes së kritereve për anëtarësim në BE, madje edhe për aplikim për statusin e kandidatit.

“Mesazhet që morëm sot nga Brukseli e rikonfirmojnë faktin se Kosova vazhdon të përballet me probleme bazike, shumica prej të cilave të brendshme, por edhe çështje të hapura me Serbinë dhe dialogun që po zhvillohet për normalizim”, tha Murati.

Ai tha se edhe këtë vit, sikurse në dy vitet paraprake, BE vlerëson se Kosova nuk ka bërë mjaftueshëm për luftimin e krimit dhe korrupsionit, ndonëse përmend se ka përmirësime.

“Ky raport konfirmoi edhe një herë që Kosova ka mbetur mbrapa në rrugëtimin e vet drejt BE-së, dhe për të përshpejtuar këtë rrugëtim duhen masa drastike, e që janë vështirë të realizueshme me këtë tempo të punës që bëjnë institucionet e vendit”, tha Murati.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *