Connect with us

Aktuale

Haradinaj: Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret, pres që liberalizimi i vizave të jetë çështje javësh

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, bashkë me gjashtë kryeministrat e Ballkanit Perëndimor ka zhvilluar një darkë pune me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë dhe zv.presidente e Komisionit Evropian, Federica Mogherini.

Siç bëhet e ditur përmes një njoftimi, në takim ka qenë edhe kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, ai i Shqipërisë, Edi Rama, i Malit të Zi, Dushko Markoviq, kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç dhe kryetarin i Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, Denis Zvizdiq.

“Kosova ka shënuar progres në shumë procese të rëndësishme, të nevojshme për integrimin e vendit në familjen evropiane dhe për përmirësimin e jetës së qytetarëve të saj. Është një proces i gjatë për të cilin jemi të përkushtuar si Qeveri, andaj është e rëndësishme që kjo të vlerësohet dhe Kosova duhet ta marrë liberalizimin e vizave. Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret dhe me të drejtë pret që çështja e vizave të jetë çështje javësh”, citohet të ketë thënë Kryeministri Haradinaj.

Po sipas njoftimit, forcimi i bashkëpunimit ekonomik rajonal dhe rruga evropiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor, ishin temat tjera që u diskutuan në këtë darkë pune me gjashtë kryeministrat e Ballkanit Perëndimor.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *