Connect with us

Aktuale

Klonohet Kim Kardashian, bashkëshorti hap audicionet për femrat që i ngjajnë(FOTO+18)

Kim Kardashian është padyshim një ikonë e modës së fundit për veshjet, flokët, make-up-in etj.

Rrjedhimisht të shumta janë femrat që duan ta kopjojnë në çdo detaj duke kërkuar të jenë si ajo. Këtë ka dashur të nxjerrë në pah edhe bashkëshorti i saj Kanye Ëest.

Reperi i cili njihet edhe për stilimin e veshjeve ka nxjerrë në treg veshjet Yessy Season 6, të cilat fillimisht u veshën nga gruaja e tij.

Dhe për këtë Kanye ka bërë audicione për të gjetur sozitë e bashkëshortes dhe për t’i veshur njëlloj si ajo. Mirëpo njëra nga vajzat që do të klonojë Kimin është pikërisht punëdhënësja e saj e dikurshme Paris Hilton. Kim dikur paloste dhe rregullonte rrobat e miliarderes së famshme pa u bërë ende e njohur vetë.

Tani Kim, 37-vjeç, do të kopjohet nga Paris e cila ka marrë të njëjtën ngjyrë flokësh dhe të njëjtën veshje si Kim.

Edhe pse 12 cm më e gjatë se 37-vjeçarja, nënë e tre fëmijëve, miliarderja 36-vjeçare Paris Hilton e imitoi aq mirë duke u veshur njësoj si ajo për fotot e reklamës që u xhirua në rrugë.

Ajo shkroi në Instagram:

“Sa qejf të jem kloni i Kim Kardashian në fushatën e re të Yeezy Season 6.”

Kanye, 40 vjeç, jo vetëm që bëri pjesë të fushatës Paris Hilton por edhe miken e ngushtë të Kylie Jenner, Jordyn Ëoods, si dhe modelet Amina Blue, Sami Miro, Abigail Ratchford, Kristen Noel Craëley dhe binjaket Shannon dhe Shannade Clermont që pozuan nudo.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *