Connect with us

Aktuale

Vuçiq: Do të presim tre muaj e gjysmë për Asociacionin, por nuk do të ndodhë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se Serbia do të presë tre muaj e gjysmë, siç thuhet, për statutin e Asociacionit të Komunave Serbe, por, siç thotë ai, kjo nuk do të ndodhë.

Sipas mediave serbe, përcjell Telegrafi, Vuçiq ka thënë se nesër do të flasin me përfaqësuesen e lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Federica Mogherini, nga e cila pret fjalë inkurajimi dhe shtoi se temë kryesore e diskutimit do të jetë marrëdhënia mes Beogradit dhe Prishtinës.

“Në thelb ne jemi duke folur në lidhje me marrëdhëniet në mes të Beogradit dhe Prishtinës, dhe çdo gjë tjetër është 10 për qind e bisedave tona. Kjo marrëdhënie përbën pengesën më të madhe në rrugën tonë evropiane”, ka thënë Vuçiq.

Presidenti serb, siç shkruajnë tutje mediat serbe, ka theksuar se nga marrëveshja e Brukselit vetëm marrëveshja për formimin e komunave serbe nuk është arritur, por tha se, nuk ka asnjë shpresë.

“Serbia do të presë tre muaj e gjysmë për të AKS-në, por kjo nuk do të ndodhë. Pozicioni ynë është i qartë, por i vështirë, tmerrësisht i vështirë. Ne nuk flasim me shqiptarët por me vendet që kanë krijuar një Kosovë të pavarur, amerikanët, Mbretërinë e Bashkuar.. … Duart tona janë të lidhura, dhe qëllimi dhe interesi ynë është që të ruajmë sigurinë”, citohet të ketë thënë presidenti serb.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *