Connect with us

Aktuale

Kourtney Kardashian pozon nudo në ditëlindjen e saj të 39-të, nëna e tre fëmijëve rrëmben vëmendjen me linjat

Vetëm dy ditë më parë ajo festoi ditëlindjen e saj të 39-të.

Kourtney Kardashian provoi se mosha nuk po e bënte atë më pak seksi, me setin e saj të fundit fotografik të realizuar për V Magazine, botuar të premten në internet.

Kourtney Kardashian pozon nudo (Foto: V Magazine)

Në fotografitë për këtë revistë, nëna e të tre fëmijëve i lë pak vend imagjinatës, duke treguar trupin e saj të lyer në bronz, ndërsa mbante një xhaketë të kuqe në shpatullën e saj.

Megjithëse Kourtney mbulonte gjoksin e saj me një krah të vendosur në vend të reçipetave.

Kourtney Kardashian (Foto: V Magazine)

Kourtney ka qenë në lidhje me modelin 24-vjeçar Younes Bendjima që prej verës së kaluar, ndërsa i kanë dhënë fund lidhjes këtë vit.

“Motrat e mia dhe unë jemi të njohur për mënyrën se si e përdorim kozmetikën në pamjen tonë”, shpjegoi Kardashian, e cila fotografitë i ka realizuar për reklamat më të reja të linjave të saj të kozmetikës.

(Foto: Kourtney Kardashian/Instagram)

Ndërsa Kourtney po bën rrugën e saj në biznesin e makijazhit, ajo po mbyll një kapitull të karrierës së saj të modës.

Motrat Kardashian njoftuan se do të mbyllin të gjitha dyqanet e tyre të modës DASH, të enjten. /Telegrafi/

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *