Connect with us

Aktuale

Kim merr vëmendjen me një pozë nga shtrati

Kim Kardashian vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes në javët e fundit.

Me vite të tëra, 37-vjeçarja e famshme njihet si mbretëresha e rrjeteve sociale, pasi çdo fotografi që e publikon merr gjithë vëmendjen e përdoruesve.

Mirëpo, në vitin e kaluar, ajo ishte paksa më e tërhequr në krahasim me të kaluarën, por këtë vit e ka nisur me publikimin e imazheve tejet provokuese, duke i pushtuar faqet rozë të mediave.

Pas pozimit nudo dhe disa seteve fotografike së bashku me motrën e saj, Kourtney Kardashian, në kuadër të një fushate reklamuese, Kim ka ardhur me një imazh për dëshirën e saj që e ka publikuar këtë të diel.

Ajo ka pozuar mbi krevat, vetëm me brekë, e zhveshur në pjesën e sipërme, mirëpo ekspozimin e hireve të saja e ka penguar mbulesa e krevatit.

Vetëm tre orë nga postimi, fotografia ka marrë mbi një milion e gjysmë pëlqime.

Këtë fotografi, Kardashian e ka realizuar gjatë pushimeve në ishujt Turks dhe Caicos.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *