Connect with us

Aktuale

Skandali në Itali, Tagliavento shihet duke i thënë gjyqtarit kryesor: Fitojmë në shtesë (Video)

Juventusi ka marrë fitore në derbin e Italisë përballë Interit 2-3.

Kampioni në fuqi i Italisë ishte duke fituar në pjesën e parë 0-1.

Por Interi u rikthye në lojë me një lojtar më pak duke shënuar dy gola për epërsinë 1-2.

Zonja e Vjetër e barazoi rezultatin në minutën e 87-të kur Skriniar realizoi autogol.

Në këtë moment regjia fokusoi trajnerin e Interit, Luciano Spallettin i cili ishte i mërzitur që rezultati u barazua.

Paolo Tagliavento. (Photo /Getty Images)

Por në momentin që po fokusohej trajneri i Juventusit, Maximiliano Allegri aty shihet gjyqtari i katërt i kësaj sfide, Paolo Tagliavento.

Tagliavento po komunikonte përmes kufjeve me gjyqtarin kryesor Daniele Orsato dhe mediat italiane kanë zbuluar fjalët e tij: “Fitojmë në shtesë”.
Video është shpërndarë jashtëzakonisht shumë nëpër rrjetet sociale ku tifozët zi kaltër po komentojnë se janë dëmtuar në këtë sfidë.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *