Connect with us

Aktuale

Dua Lipa pozon te muralet ku është vizatuar figura e saj në Malajzi

Këngëtarja Dua Lipa këto ditë ka udhëtuar në Malajzi për koncertin e saj të radhës.

Ajo ka shfrytëzuar rastin që përderisa ndodhet atje, të bëjë disa shëtitje në vendet më atraktive të qytetit ku po qëndron.

Foto: Dua Lipa/Instagram

Përgjatë shëtitjes, ajo ka hasur në një mural të madh rrugëve të pyllit, mural në të cilin ishte pikturuar edhe portreti i saj.

Ajo dukej mjaft tërheqëse në ngjyrën blu, teksa mbante edhe një kapele të lezetshme në kokë.

Foto: Dua Lipa/Instagram

“Duke eksploruar në KL. Shpella, muraleve, majmunë dhe disa djersë serioze”, ka shkruar Lipa në mbishkrimin e fotografisë.

Dua këto ditë publikoi edhe klipin e këngës “One kiss”, të cilën e solli në bashkëpunim me artistin Calvin Harris.

Foto: Dua Lipa/Instagram

Kënga është pritur mirë nga fansat e të dy palëve, teksa Dua vazhdon të jetë e angazhuar me koncerte të shumta në shumë prej shteteve. /Telegrafi/

Foto: Dua Lipa/Instagram

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *