Connect with us

Aktuale

Klopp: Liverpooli ishte me fat

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka pranuar se skuadra e tij ishte me fat në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Romës.

Giallorossët fituan me rezultat 4-2 në Stadio Olimpico, mirëpo u eliminuan, meqë Redsat kishin fituar me rezultat 5-2 në takimin e parë në Anfield.

(Foto: Getty Images)

“Është 100 për qind një finale për Sean Cox (tifozin e Liverpoolit që u sulmua nga tifozët e Romës dhe pësoi lëndime të rënda)”.
“E kemi thënë edhe më herët se kemi menduar për këtë gjë, tash jemi këtu, të gjitha lutjet dhe urimet tona janë me të”.

“Sot (e mërkurë) ishim me fat, e dimë këtë. Roma është e fortë, i mbanim ku deshëm, sepse ishin të egër, shkaktuam rrezik dhe krijuam epërsi 2-1. Gjithçka mirë”.

(Foto: Getty Images)

“Por, pastaj nuk bëmë sa duhej në kundërsulme, nuk e shfrytëzuam hapësirën që na dhanë dhe e humbëm ndeshjen”, ka deklaruar Klopp për Mediaset Premium.

Në finale, Liverpooli do të luajë kundër Real Madridit. Finalja e madhe zhvillohet më 26 maj në Kiev të Ukrainës.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *