Connect with us

Aktuale

Arta Nitaj arrin 155 mijë ndjekës në Instagram: Gëzuar fansa

Bukuroshja Arta Nitaj është një ndër modelet më të ndjekura shqiptare në rrjetet sociale.

Ajo vazhdon të jetë pjesë e kastit të aktorëve të hit serialit “O Sa Mirë”.

Foto: Arta Nitaj/Instagram

Arta, e njohur ndryshe për publikun si ‘Xhesika’ di gjithmonë se si të rrëmbejë vëmendjen e fansave me paraqitjet e saj provokuese.

Së fundmi, ajo ka publikuar një fotografi mjaft atraktive në rrjetin social Instagram, ku shfaqet duke e veshur në të zezë, teksa provokon me dekoltenë e hapur.

Modelja e shndërruar në aktore po shijonte një pije, teksa në mbishkrimin e fotografisë ka shkruar se po feston arritjen e 155 mijë ndjekësve në rrjetin social Instagram.

Nitaj është bërë shpesh temë e mediave për paraqitjet e saj provokuese, ndërsa jo pak herë është përfolur edhe për jetën private.

Gjatë vitit që shkoi, ajo u përfol për lidhjet e saj me Endrit Thaçin, e më pas edhe me këngëtarin Bruno. Ndërsa për momentin, ajo vazhdon të jetë bqare.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *