Connect with us

Aktuale

Bella Hadid: Ndihem krenare që jam myslimane

Bella Hadid, modelja më e përfolur e momenti, ka pushtuar ballinën e revistës “Porter”.

Modelja 20-vjeçare ka pozuar para fotografit Terry Richardson duke sjellë imazhe tejet seksi për revistën.

Bukuroshja, e cila është vajza e biznesmenit palestinez Mohamed Hadid, tha gjatë intervistës se ndihet “krenare që ishte myslimane”.

Bella Hadid u pyet rreth qëndrimit të presidentit amerikan, Donald Trump sa i përket emigrantëve dhe në veçanti politikave që udhëheq kundër myslimanëve.

“Babai im erdhi si emigrant në SHBA. Babai im ishte gjithmonë një njeri i devotshëm dhe gjithmonë lutej me ne. Jam krenare që jam myslimane”, tha bukuroshja.

Hadid shtoi se të qenit një fëmijë i imigrantëve, i ka dhënë një pamje ndryshe të jetës duke e vlerësuar çdo minutë për të bërë gjëra të mira.

Ndryshe, Hadid ka edhe një motër që është në të njëjtin nivel të famës, Gigin, ku së bashku janë pjesë e “Victoria’s Secret”. /Telegrafi/

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *