Connect with us

Aktuale

Lushtaku mohon përfshirjen e bashkëpunëtorëve të tij në rrahje sot në Skenderaj

Pas raportimeve që gjatë ditës së sotme është bërë një përleshje fizike në mes të disa personave në Skenderaj, ndër ta edhe një veteran i UÇK-së, ka reaguar edhe Kryetari i Degës së PDK-së në këtë komunë, Sami Lushtaku.

Lushtaku raportimet i ka deklaruar si spekulime duke thënë se këto lajme po bëhen me qëllim që të dëmtohet procesi brilant zgjedhor që po ndodh në degën e PDK-së në Skenderaj.

“Pas spekulimeve të ditës së sotme nga disa media për gjoja një sulm fizik të bashkëpunëtoreve të mi ndaj një personi në Skenderaj, në cilësinë e Kryetarit të degës së PDK-së në Skenderaj e informoj opinion publik, qytetarët e Skenderajt dhe anëtarët e simpatizantët e PDK-së se lajme të tilla janë spekulime dhe qëllimkëqija”, ka thënë Lushtaku.

Ai gjithashtu ka thënë se mohon kategorikisht përfshirjen e bashkëpunëtorëve të tij dhe anëtarëve të PDK-së në ndonjë zënkë ose konflikt në Skenderaj.
“Mohoj kategorikisht përfshirjen e bashkëpunëtorëve të mi dhe anëtarëve të PDK-së në ndonjë zënkë ose konflikt fizik në Skenderaj. Me gjithë përpjekjet e vazhdueshme të individëve të caktuar për të krijuar çdo ditë lajme të rreme në lidhje me degën e PDK-së, i siguroj anëtarët e PDK-së se PDK vazhdon të jetë unike dhe në proces të masivizimi të mëtejmë. Përpjekjet për të krijuar situata artificiale dhe të paqena, janë tendencë e qartë që të manipulohet opinioni publik, pasi tendenca për të dëmtuar procesin e brendshëm zgjedhor tashmë ka dështuar”, ka shkruar Lushtaku në Facebook. /Telegrafi/

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *