Connect with us

Aktuale

Ministri Rrustem Berisha dhe komandanti i FSK-së, Rrahman Rama vizitojnë vendkomandën e ushtrimit “Shqiponja 6”

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës (MFSK), Rrustem Berisha së bashku me komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK-së), generallejtënant Rrahman Rama, vizituan vendkomandën e ushtrimit fushor ndërkombëtar – në fshatin Koliq të Prishtinës – ku janë të dislokuar pjesëtarët e FSK-së së bashku më pjesëtarët e ushtrive partnere për të realizuar ushtrimin fushor “Shqiponja 6“, i pari me karakter ndërkombëtar.

Këtë e ka bërë të ditur Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës (MSFK), në një njoftim për media.

Qëllimi i këtij aktiviteti është që të realizohet ushtrimi fushor në nivel të FSK-së me pjesëmarrje të partnerëve, qofshin ata vendorë dhe ndërkombëtarë, si dhe të vlerësohen kapacitete reaguese në situata komplekse emergjente dhe të sigurisë.

Ndryshe, ministri Berisha në hapjen e këtij ushtrimi kishte theksuar se është një mundësi e mirë për t’i testuar kapacitetet operacionale, si dhe të avancojnë ndërveprueshmërinë me partnerët.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *