Connect with us

Aktuale

Besa Kokëdhima vjen mahnitëse në imazhet e reja

Këngëtarja e njohur nga Shqipëria, Besa Kokëdhima, është shumë e pëlqyer nga publiku shqiptar për këngët e saj.

Ajo është çdoherë aktive me projekte të reja, ndërsa më 16 maj së bashku me këngëtaret: Irma Libohova, Rovena Dilo dhe Eneda Tarifa, do të organizojnë spektaklin e madh “Diva”.

Gjersa po bën përgatitjet për këtë koncert, Besa po e shfrytëzon rastin edhe për të realizuar një set fotografik të bukur pranveror.

Në disa fotografi që ajo ka ndarë së fundmi me ndjekësit e saj në llogarinë personale në Instagram, Besa shfaqet mjaft e freskët dhe atraktive e veshur plot me ngjyra dhe me një pamje tërheqëse prej biondeje.

Pëlqimet dhe komentet e shumta nga ndjekësit e saj nuk kanë munguar, gjersa fotografitë janë realizuar nga Flor Abazi.

Këngëtarja shquhet për linjat atraktive, të cilat nuk heziton t’i ekspozojë në paraqitjet e saj.

“Diva Show” do ta sjell këngëtaren në skenë me hitet e saj më të mëdha të karrierës, ndërsa do të bëjë për vete publikun me zërin e saj të ëmbël, me të cilin ka bërë për vete publikun shqiptar ndër vite.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *