Connect with us

Aktuale

Vuçiq tregon se çfarë do t’i kërkojë Putinit lidhur me Kosovën

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, i cili ka udhëtuar për vizitë në Rusi tha se do t’i kërkojë Presidentit rus Vladimir Putin të paraqesë qëndrimin politik të Rusisë për Kosovën në të gjitha organizatat dhe institucionet ndërkombëtare.

“Do të bisedojmë për Kosovën, sepse besoj se, përveç që Rusia mbështet qëndrimin e Serbisë, dhe kur të gjithë maksimalisht janë duke u përfshirë në këtë çështje, do të ishte e rëndësishme që Rusia të del me qëndrimin e tij. Do të kërkoj nga presidenti Putin që përveç mbështetjes së drejtpërdrejtë që i ofron Serbisë të dalë me pikëpamjet e tij politike në të gjitha institucionet dhe organizatat ndërkombëtare”, tha Vuçiq në televizionin “Pink”, në pyetjen se me çfarë mesazhi sot do të takohet me Putinin, përcjell Telegrafi.

“Rusia gjithmonë i ka dhënë mbështetje të qartë integritetit territorial të Serbisë dhe jo vetëm atë, por edhe mbështetjen e vendimmarrjes së pavarur dhe pavarësisë thelbësore të Serbisë, si dhe neutralitetit ushtarak. Pa dyshim do ta përsërisë qëndrimin dhe faktin se Serbia në asnjë mënyrë nuk do t’i bashkohet NATO-s, ose blloqeve të tjera ushtarake”, tha Vuçiq. /Telegrafi/

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *