Connect with us

Aktuale

Dhurata Ahmetaj pozon e mbuluar në xhami

Këngëtarja e njohur Dhurata Ahmetaj është në përgatitje të një projekti të ri muzikor, të cilin do ta lansojë së shpejti.

Në një prononcim për Telegrafin, ajo ka treguar detajet e këngës së saj të re, e cila do të jetë ritmike verore dhe shpreson të mirëpritet nga fansat.

Ajo është gjithashtu mjaft aktive dhe e ndjekur edhe në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me ndjekësit imazhe të ndryshme nga përditshmëria e saj.

Foto: Dhurata Ahmetaj/InstaStory

Së fundmi, Ahmetaj ka bërë të ditur se me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit, ka vendosur të vizitojë një xhamitë e vendit.

Këngëtarja ka ndarë me ndjekësit në InstaStory disa imazhe nga vizita e saj brenda xhamisë, ku shfaqet duke pozuar e mbuluar me shami.

Foto: Dhurata Ahmetaj/InstaStory

Ajo dukej mjaft bukur dhe me stil, ndërsa përsoste dukjen e saj edhe me një palë syze dielli.

Ahmetaj nuk ka bërë të ditur nëse është duke agjëruar, por sido që të jetë vizita e saj në xhami tregon se këngëtarja ka respekt të madh për fenë e saj.

Foto: Dhurata Ahmetaj/InstaStory

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *