Connect with us

Aktuale

Tjetër kusht për liberalizimin e vizave që duhet të miratohet në Kuvend

Komisioni për Legjislacion ka shqyrtuar projekt-kodin penal të Republikës së Kosovës, ku janë më shumë se 100 nene, të cilat kanë pësuar ndryshime.

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka thënë se në kapitullin kundër krimit të organizuar e korrupsionit janë ndryshuar 19 nene, raporton KTV.

Ministri ka shprehur domosdoshmërinë që ky projektkod të miratohet në Kuvend deri në fund të qershorit, meqë është në mesin e kushteve për liberalizim vizash.

Anëtarët e Komisionit e kanë kritikuar dokumentin, për të cilin thanë se ka shumë gabime gjuhësore.

Deputeti i Vetëvendosjes, Sami Kurteshi, dhe deputeti serb, Igor Simiq, kanë kërkuar që projektligji t’i kthehet sërish qeverisë për përmirësime, por komisioni, me 6 vota, e ka kaluar si të tillë, derisa një ka qenë kundër e një ka abstenuar.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *