Connect with us

Aktuale

ATK së shpejti me shërbimin e ri për menaxhimin e rimbursimit të tatimeve

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) përmes sistemit elektronik EDI është duke punuar që të nxjerr modulin e ri të rimbursimit, i cili ka për qëllim menaxhimin e kërkesave për rimbursim të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, Tatimit në të Ardhurat Personale, si dhe Tatimit në të Ardhurat në Korporata të cilat pranohen në mënyrë elektronike, me deklaratën tatimore të tatimpaguesit dhe ofron lehtësi për tatimpaguesit, shkurtim të kohës dhe zvogëlim të shpenzimeve për tatimpaguesin, si dhe kursim të resurseve njerëzore në ATK.

“Moduli për menaxhimin e rimbursimeve mundëson edhe gjenerimin e raporteve për çdo kërkesë për rimbursim me informata si NF, emrin e tatimpaguesit, llojin e tatimit, periudhën tatimore, datën e kërkesës, shumën e kërkuar, personit që i është deleguar, datën e delegimit, statusin, datën e aprovimit/refuzimit, shumën e aprovuar, obligimet tatimore, shuma që do t’i transferohet tatimpaguesit si dhe kohëzgjatjen e shqyrtimit të kërkesës për rimbursim”, thuhet në njoftimin e ATK-së.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *