Mami i Adelinës e lë ‘nën hije’ vajzën e saj

Pos për këngët e saj të suksesshme, Adelina Berisha shquhet edhe si njëra ndër femrat më seksi të skenës.

Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale, ku bën postime nga më të ndryshmet.

Por, të rralla janë ato postime ku ajo shihet me ndonjë nga anëtarët e familjes.

Javë më parë publikoi një foto më vëllaun dhe motrën e saj, të cilën më herët kemi mundur ta shohim si aktore në disa projekte vendore.

Ndërsa sot, Adelina na ka prezantuar me nënën e saj, pamja e së cilën është mbrëslënëse.

Ajo duket shumë e re, e bukur dhe atraktive.