Connect with us

Aktuale

Maliqi: Në fund të bisedimeve, Serbia do ta njohë Kosovën (Video)

Publicisti Shkëlzen Maliqi, ka folur për dialogun me Serbinë dhe rezultatet e mundshme që do të dalin nga ky dialog.

Ai në emisionin “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se në finale të procesit parashihet edhe njohja e Kosovës nga Serbia.

“Është punuar më shumë se dy vite në formulimin e marrëveshjes së obligueshme, gjithëpërfshirëse. Kjo marrëveshje do të jetë finalja e procesit, ku Serbia edhe do ta njeh Kosovën”.

Sipas Maliqit, përshpejtimi i procesit po bëhet edhe për shkak të rrezikut që vjen nga Rusia.

“I ka ardhur fundi kësaj loje, pasi edhe perëndimi është kthjellë, dhe po e sheh rrezikun e Rusisë”, është shprehur Shkëlzen Maliqi.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *