Connect with us

Aktuale

Chelsea, gati të paguajë çmimin e Ruganit

Chelsea mund të jetë i përgatitur për të përmbushur çmimin e kërkuar të Juventusit prej 35-40 milionë euro për mbrojtësin Daniele Rugani.

Nuk është sekret që Rugani është favorit i trajnerit Maurizio Sarri, i cili tashmë ka punuar me të në Empoli.

Kjo pasi Sarri u përpoq ta nënshkruante me mbrojtësin e talentuar italian vazhdimisht në Napoli.

Sipas mediumit Calcionews24.com, skuadra nga Stamford Bridge është e gatshme të paguajë 35 milionë euro plus bonuse për të marrë qendërmbrojtësin.

Rugani mbush 24 vjet muajin e ardhshëm dhe konsiderohet e ardhmja e mbrojtjes së Italisë së bashku me Alessio Romagnolin e Milanit.

Mbrojtësi italian është i etur për të bërë transferimin, sepse ai ka luajtur pak nën urdhrat e trajnerin e Juventus, Massimiliano Allegri.

Në këtë sezon, ai kishte 26 ndeshje konkurruese, duke shënuar dy gola dhe duke ofruar dy asistime.

Italiani ka qenë prej kohësh edhe objektiv i skuadrës tjetër angleze, Arsenali.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *