Connect with us

Aktuale

Gruaja e Icardit gëzon tifozët e Interit (Foto +16)

Wanda Nara, gruaja e Mauro Icardit, ka zbuluar se Interi dhe Atletico Madrid kanë biseduar për argjentinasin. Por…

Drejtuesit e Interit dhe Atletico Madridit janë takuar javën e kaluar për të biseduar për transferimin e Mauro Icardi te ekipi spanjoll.

Këtë e ka zbuluar gruaja e sulmuesit argjentinas, Wanda Nara. Por, kjo e fundit u ka premtuar tifozëve se Icardi nuk do të largohet nga Interi derisa të fitoj diçka.

“E di se Inter dhe Atletico Madrid u takuan javën e kaluar për të diskutuar për Mauron. Ai nuk do të largohet deri të fitoj diçka”, ka deklaruar ajo.

Nara ka bërë të ditur se Icardi vitin e kaluar ka refuzuar shumë klube, në mesin e tyre edhe Juventusin e Napolin /Express/

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *