Connect with us

Aktuale

Manuer Neuer: Plotësisht e kemi merituar eliminimin prej Botërorit

Portieri i Bayern Munichut, Manuel Neuer e ka quajtur Gjermaninë “patetike” pas humbjes me rezultat 2-0 kundër Koresë së Jugut.

Dy golat e Koresë së Jugut në minutat e fundit e dërguan ekipin e Joachim Lowit në shtëpi pasi që u eliminuan prej kampionatit botëror.

Manuel Neuer (Getty Images)

Portieri gjerman, Neuer ka pohuar për mediat se gjermanët e merituan të eliminohen pasi që nuk kanë bindur në asnjë prej tre ndeshjeve të grupit F.

“Ne e kemi merituar që të eliminohemi, nuk kemi bindur në asnjë ndeshje, kjo nuk ishte Gjermania që ne e dinim”, tha Neuer.

“Ne kishim mungesë angazhimi, madje edhe nëse do të kishim kaluar, në raundin tjetër ose në raundin e radhës, do të ishim eliminuar”, pohoi gjermani.

Joachim Low tha se ndihet i zhgënjyer me eliminimin dhe se pret që të jetë nën presion pas kthimit në atdhe.

“Zhgënjimi për t’u eliminuar është i madh”, tha Low dhe shtoi se “Unë jam i tronditur. Jam i sigurt se kjo do të krijojë një trazirë publike në Gjermani”.

Theksojmë se Gjermania përfundoi e fundit në grup me vetëm tre pikë. /Telegrafi/

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *