Kot apo seksi? Femrat tash po i veshin bikinit përmbys

Trendi i nisur nga modelja italiane, Valentina Fradegrada, tashmë ka pushtuar Instagram-in.

Ajo vendosi t’i veshë bikinit përmbys, gjë që tërhoqi shumë komentues.

Pas saj, një kompani australiane veshjesh i dha edhe më shumë famë, duke u kërkuar ndjekësve në Instagram se ç’mendim kishin për këtë metodë, si dhe u bëri thirrje të postojnë fotot e tyre.

Kaq u desh dhe Instagrami u mbush me vajza që provonin metodën e veçantë.

Sigurisht, pati edhe shumë që dhanë komente negative, por Fradegrada tashmë ka hapur një faqe më vete në Instagram, të quajtur Upsidedownbikini_official, e cila po korr sukses./TCh