Connect with us

Aktuale

Interi përgatit rinovimin e kontratës së Icardit

Interi do t’i ofrojë Mauro Icardit rinovim deri në vitin 2023 me një pagë vjetore ndërmjet pesë dhe gjashtë milionë euro plus bonuset.

Kapiteni i Nerazzurrëve ka një klauzolë prej 110 milionë euro për prishjen e kontratës aktuale që vlen vetëm për klubet e huaja, por është valide vetëm në dy javët e para të korrikut, që do të thotë se tashmë nuk mund të aktivizohet.

Mauro Icardi (Foto: Getty Images)

Megjithatë, klubi dëshiron ta rritë ose ta eliminojë klauzolën, prandaj ka planifikuar kontratë të re për sulmuesin kryesor.

Sipas Gazzetta dello Sport, drejtori sportiv, Piero Ausilio dhe drejtori i financave, Umberto Gandini, këtë javë do të qëndrojnë në Kinë për t’u takuar me pronarin Jindong Xhang.

Ata do ta njoftojnë Xhangun në lidhje me detajet e kontratës së re, si edhe do të diskutojnë në lidhje me planet tjera të klubit.

Mauro Icardi (Foto: Getty Images)

Në bazë të kontratës së re, paga e Icardit do të rritet me kalimin e kohës, varësisht nga paraqitja individuale dhe paraqitja e skuadrës.

Ndërsa klauzola ose do të hiqet nga kontrata ose do të rritet. Në këtë mënyrë, Interi e bënë të qartë se nuk e kanë plan ta shesë kapitenin.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *