Connect with us

Aktuale

Allegri: Juventusi e meritoi fitoren, Ronaldo bëri një lojë të mirë

Massimiliano Allegri thënë pas ndeshjes se Juventusi e meritoi fitoren 2-1 ndaj Parmas, por shton se kanë ende shumë punë për të bërë.

Bianconerët tani kanë fituar tri nga tri ndeshjet e luajtura në Serie A, por ishte një tjetër ndeshje e vështirë, pasi Gervinho barazoi 1-1 rezultatin përpara se Blaise Matuidi të shënojë golin e fitores.

“Djemtë bënë shumë mirë. Parma është një vend i vështirë për të luajtur dhe ne do kemi fituar vetëm një nga pesë vizitat e fundit”, ka thënë fillimisht Allegri për DAZN.

“Parma po lufton për të siguruar më shumë siguri, janë shumë të organizuar dhe të rrezikshëm në kundërsulme”.

Ronaldo ende në kërkim të golit të parë me Juven (Getty Images)

“Është një fitore e merituar, por ne kemi shumë punë për të bërë”.

“Ne duhet të ishim më të durueshëm dhe jo aq të nxituar, pasi Parma ishte e mirë në pjesën e parë”.

“Ka vështirësi të ndryshme për një sulmues më Serie A, por ai [Ronaldo] kishte një lojë të mirë në përgjithësi”.
“Jam i lumtur me atë që ai po bën dhe pushimi për detyrë ndërkombëtare do të na ndihmojë të gjithëve që të jemi më të mprehtë”, përfundoi italiani.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *